-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron përgëzon Péter Magyar për fitoren në Hungari: Le të çojmë përpara një Evropë më sovrane

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar përmes një postimi në “X” pas fitores së Péter Magyar në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke e përgëzuar atë për rezultatin dhe duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes demokratike në këtë proces.

Macron ka zhvilluar një takim me Magyar për ta përgëzuar dhe ka bërë thirrje për një Evropë më sovrane, duke e vlerësuar fitoren e partisë së tij si një hap përpara për të forcuar lidhjet e Hungarisë me Bashkimin Evropian.

“Sapo zhvillova një takim me Péter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari! Franca përshëndet një fitore të pjesëmarrjes demokratike, të lidhjes së popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe për Hungarinë në Evropë. Së bashku, le të çojmë përpara një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë,” shkruan presidenti Macron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit