Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas paralajmërimeve të Iranit për një përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pranie ushtarake franceze apo britanike në Ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se Franca nuk ka planifikuar dislokim ushtarak dhe mbështet vetëm një qasje të koordinuar ndërkombëtare për sigurinë e këtij korridori strategjik detar.
“Nuk ka pasur asnjëherë çështje për vendosje forcash, por ne jemi të gatshëm për çdo skenar që mund të kërkojë koordinim ndërkombëtar. Franca është kundër çdo bllokimi të Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht nëse ai vjen nga SHBA apo Irani, dhe mbështet plotësisht një qasje të bashkërenduar ndërkombëtare për sigurinë e këtij korridori strategjik detar. Ne kemi ndihmuar në krijimin e një misioni të përbashkët me rreth 50 vende dhe organizata ndërkombëtare për të garantuar lirinë e lundrimit dhe funksionimin normal të transportit ndërkombëtar,” deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron.









