Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur natën e kaluar në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën gjatë një tentativë për vjedhje.
Viktima, i paidentifikuar ende, ka ngecur me trupin në dritaren e banesës që tentoi të vidhte.
Banesa e tre katëshe i përket Uan Lules, i cili ndodhet prej një muaji në Greqi.
Fqinji që kujdeset për shtëpinë ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar policinë.
Hetimet për shkaqet e vdekjes janë ende në vazhdim.









