Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, me anë të një postimi në rrejtin e tij facebook ka njoftuar për homazhet që ka zhvilluar në New York në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke shprehur njëkohësisht ngushëllimet për familjen e tij në emër të Republikës së Kosovës, madje duke e konisederuar edhe një mik i madh i shqiptarëve.
Postimi i Konjufcës
Dje, në New York, bëra homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel dhe shpreha ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.
Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi.
Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Related