-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Suksesin nuk na e marrin, 83 mandatet mbrojnë negociatat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Asamblenë e PS në Vlorë foli edhe për pjesën e integrimit të vendit në BE, duke thënë se suksesin nuk na e marrin dot, pasi 83 mandatet e marra në maj janë për të mbrojtur negociatat me BE.

Në fjalën e tij ai theksoi se në zgjedhjet lokale të 2027 do të synojmë ti fitojmë të gjitha bashkitë.

Ndër të tjera ai u shpreh se PS ka pamvarësuar sistemin e drejtësisë, duke i dorëzuar shpatën e pushtetit që nga 1912.

Fjala e Ramës

Jemi në një fazë delikate për integrimin në Bashkimin Europian. Duhet qëndrueshmëri e vendit në këtë fazë. Opozita nuk bashkon votat me ne, edhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që shkon përtej mazhorancës dhe opozitës. Nëse nuk do kishim 85 vota, Shqipëria mund ta humbiste edhe lokomotivën për në BE. Më 11 maj na dhatë 83 mandate, që të kemi mundësinë që të dërgojmë Shqipërinë në BE dhe për të mos lejuar që negociatat të bëheshin pre e molotovarëve. Çdo ditë duhet të kemi parasysh që PS-në ta bëjmë më të fortë. Ne duhet ta konfirmojmë Partinë Socialiste në të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore. Historitë me diktatura e autokracira le t’i vazhdojnë. 84 votat do i përdorim për të bërë shtetin europian të shqiptarëve. Kjo bëhet duke plotësuar të gjitha detyrat, që duhen, për të shkuar në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit