Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet e vazhdueshme për rikonstruksionin e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, një projekt që do të krijojë kushte moderne për gjimnazistët e qytetit.
“MIRËMËNGJES dhe me punën për rilindjen e shkollës ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër, ku mbi 400 gjimnazistë do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, laboratorë e terrene sportive sipas standardeve europiane, ju uroj një javë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.









