Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Ferizaj, pasi një punëtor ka rënë nga ndërtesa dhe ka ndërruar jetë.
Dyshohet se 59 vjeçari ka rënë nga kati i 6 i ndërtesës teksa ishte duke kryer punime.
Policia dhe shërbimi mjekësor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet lidhur me këtë aksident të rëndë.









