Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas zgjedhjeve të fundit në Hungari, duke përgëzuar Peter Magyar për fitoren e tij.
Në një postim në “X”, Vuçiç theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Serbisë dhe Hungarisë dhe falënderoi kryeministrin në largim, Viktor Orban, për përpjekjet e tij për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Postimi i Vuçiçit:
“E përgëzoj Péter Magyar për fitoren e tij në zgjedhje. Besoj në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë midis Hungarisë dhe Serbisë dhe e falënderoj Viktor Orbán që i bëri të mundura marrëdhënie të tilla”, shkruan Vuçiç.
/5pyetjet.al









