Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, pas takimit të zhvilluar në Zagreb të Kroacisë me homologun shqiptar Ermal Nufi me anë të një deklarate zyrtare është shprehur për dakordësi dhe interes për t’u përfshirë në industrinë shqiptare të prodhimit të dronëve luftarakë si dhe zhvillimin e teknologjive moderne të mbrojtjes.
Deklarata e plotë e Ivan Anušić
Lidhur me projektet specifike që diskutuam, ato kryesisht kanë të bëjnë me prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, dronëve si dhe sisteme të tjera që përdoren në luftën moderne. Aktualisht Shqipëria po zhvillon dronët e saj në bashkëpunim me disa kompani të huaja. Sigurisht që ka vend edhe për angazhimin e kompanive tona, sepse ne jemi një nga shtetet udhëheqëse brenda NATO-s sa i përket prodhimit dhe shpërndarjes së dronëve FPV. Ne do të kemi së shpejti për këtë qëllim një takim mes kompanive shqiptare dhe kroate të mbrojtjes.









