Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar, ka bërë një deklaratë të rëndësishme pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare, duke njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJPN) dhe do të ekzekutojë urdhër-arrestet e lëshuara nga ky organ, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Po të jetë një shtet anëtar i GJPN dhe një person i kërkuar kalon nëpër territorin e tij, ai është i detyruar ta ndalojë atë”, tha Peter Magyar pas takimit të tij të parë parlamentar, duke sqaruar se Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykatën Ndërkombëtare Penale.”









