Një ditë para shpalljes së vendimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur dhimbjen e thellë të familjes dhe ka kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij.
“Nesër do të merret vendimi në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Të gjithë ne, por sidomos nëna ime, e cila ka shpërthyer nga dhimbja, shpresojmë që ata që e morën jetën e Liridonës të ndëshkohen me burgim të përjetshëm, ashtu siç përjetësisht do të mbesim pa të”, shkruan Ademaj, duke nënvizuar se dhimbja e familjes është e pakalueshme.
Të akuzuar në këtë rast janë ish-bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, bashkë me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Rasti, i cili ka tronditur tërë shoqërinë kosovare, ka ndodhur në nëntor të vitit 2023.
/5pyetjet.al









