Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria ka vendosur çmimet e reja për karburantet.
Nafta kalon mbi 200 Lekë për litër duke u rritur me 5 Lekë, benzina rritet me 4 Lekë duke shkuar 176 Lekë.
Bordi i Transparencës në datë 22 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.









