Elvis Rexhbeçaj ka zyrtarizuar rikthimin e tij te Wolfsburg-u, duke firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin gjerman, pas një periudhe të qëndrueshme te Augsburg-u.
Mesfushori i Kosovës u vlerësua për paraqitjet e tij të rregullta, por palët vendosën të mos vazhdonin bashkëpunimin përtej kontratës që skadon këtë verë.
Drejtori sportiv i Augsburg-ut, Benni Weber, e falënderoi lojtarin për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, ndërsa Rexhbeçaj pritet të luajë ndeshjen e fundit më 9 maj kundër Borussia Mönchengladbach, para se të nisë aventurën e re në Bundesliga me Wolfsburg-un.
/5pyetjet.al









