-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, Ministri i Jashtëm i Iranit: Fqinjët tanë janë përparësia jonë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka njoftuar nisjen e një udhëtimi të rëndësishëm në Pakistan, Oman dhe Rusi, me synimin për të avancuar një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Në një postim në X, Araghchi theksoi se fqinjët janë prioriteti i Iranit dhe se ai do të koordinohet ngushtë me partnerët për çështje dypalëshe dhe zhvillime rajonale.

Sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, gjatë vizitës në Pakistan, Araghchi do të diskutojë për “përfundimin e luftës së imponuar”, ndërsa në Oman do të shqyrtojë çështje të tjera rajonale. Në Rusi, ai do të trajtojë zhvillime të ndryshme dypalëshe dhe ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë ka dërguar të dërguarin e posaçëm, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner në Pakistan për të zhvilluar bisedime me Araghchi, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin e krijuar nga sulmet e fundit dhe për të gjetur një rrugëdalje përfundimtare nga konflikti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit