Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpallur qëndrimin e tij të prerë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi i tij nuk ka nevojë për një anëtarësim simbolik. Ai kërkoi që Ukraina të pranohet plotësisht në BE, duke e konsideruar atë një nevojë të domosdoshme për të mbrojtur vlerat evropiane.
Në bisedën e tij me gazetarët gjatë samitit të BE-së në Qipro, Zelenskyy tha:
“Ukraina po mbron veten dhe padyshim që po mbron Evropën. Dhe nuk po e mbron Evropën simbolikisht njerëzit po vdesin vërtet. Ukraina meritojnë anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, jo anëtarësim simbolik.” Ai shtoi më tej se, “Ne kemi pasur mjaft bashkime simbolike Memorandumet e Budapestit, garancitë simbolike të sigurisë. Ne meritojmë anëtarësim të plotë në aleanca të ndryshme, dhe sigurisht, në Bashkimin Evropian.”
/5pyetjet.al









