Atentati që ndodhi sot në Balldren të Lezhës ka ngritur dyshime për një mundësi hakmarrje si pistë kryesore hetimi.
Kreshnik Mujeci, një nga viktimat, akuzohej për vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016.
Megjithatë, ai dhe vëllai i tij, Jozef Mujeci, u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër më 27 nëntor 2018, dhe ankimi i prokurorisë u refuzua nga Gjykata e Apelit në 6 nëntor 2019.
Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja të kthehet për gjykim më 31 tetor 2024.
Atentati ndodhi rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, në rrugën Balldren-Torrovicë, kur një automjet Audi, që udhëhohej nga Kreshnik Mujeci (39 vjeç), u qëllua me armë zjarri.
Bashkë me të ndodhej dhe bashkëshortja e tij, G. M. (32 vjeçe), të cilët humbën jetën në vendngjarje. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al









