Borussia Dortmund ka siguruar një fitore të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Freiburg, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë. Beier hapi shifrat në minutën e tetë, ndërsa Guirassy dyfishoi rezultatin vetëm pas 6 minutash. Bensaibini shtoi edhe një gol tjetër për të thelluar epërsinë e verdhezinjve.
Me këtë fitore, Dortmund ngjitet në vendin e dytë me 67 pikë, duke vazhduar garën për titull në Bundesligë. Takimi i radhës për ta do të jetë ndaj Borussia Mönchengladbach në transfertë.
Në ndeshjen tjetër të Bundesligës, Stuttgart dhe Werder Bremen barazuan 1-1.









