Një makinë tip Volkswagen Golf 5 që u përdor në vrasjen e dyfishtë që ndodhi të dielën në Balldre të Lezhës është gjetur i braktisur.
Siç bëhet me dije se makina e përdorur në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit u gjet në zonën e Torovicës.
Kujtjomë se në ngjarjen e rëndë kriminale u përdor edhe një makinë tjetër, tip “Audi” 4 ngjyrë ngri.
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale.









