Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla dëshmoi sot në procesin ‘Partizani’, gjyqin në themel kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Më tej, Balla tha se SPAK-u dhe drejtësia e re po çmonton korrupsionin.
“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë pasi në bankën e të akuzuarve gjendet një ish-kryeministër, një ish-President. Prokuroria po çmonton korrupsionin.
Reforma në drejtësi po rikthehen besimin e shqiptarëve tek drejtësia, jemi më afër se kurrë BE-së. Kallëzimit që kam bërë i qëndroj fjalë për fjalë. Unë do të përgjigjem për cfarë të më pyesin” tha ai. Përpos Ballës pritet të thirret edhe kryeministri Edi Rama.









