Interi është vetëm një hap larg fitimit të titullit të 21-të kampion në Serie A, me ndeshjen ndaj Parmës që mund të jetë vendimtare.
Një fitore në këtë takim do të mundësojë që skuadra e Simone Inzaghi-t të sigurojë Scudetto-n dhe të përmbyllë një sezon të shkëlqyer.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Oaktree Capital Management, fondi amerikan që mbështet Interin, ka vendosur shpërblime të konsiderueshme për lojtarët dhe stafin teknik në rast fitoreje.
Shuma e parashikuar arrin në rreth 6 milionë euro, një inkurajim i madh për skuadrën për të mbyllur me sukses këtë edicion dhe për të arritur objektivin e titullit.
/5pyetjet.al









