-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Starmer: Edhe nëse rihapet Hormuzi, situata ekonomike s’kthehet në normalitet!

Kryesoret

Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se situata ekonomike në vend nuk do të “kthehet në normalitet” edhe pasi të rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Ai u përpoq të sinjalizojë se e kupton pakënaqësinë e qytetarëve, duke theksuar se ekonomia britanike ka ngecur në vend për gati dy dekada.

Kreu i qeverisë bëri këto deklarata teksa u pyet për ndikimin ekonomik të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Teherani ka bllokuar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit që në ditët e para të konfliktit, ndërsa SHBA-ja ka reaguar me bllokim të tankerëve që hyjnë në portet iraniane.

Kjo rrugë detare, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës globale, është jetike për ekonominë botërore dhe bllokimi i saj ka shkaktuar pasoja të rënda në shumë vende.

Ai theksoi se po punon për të rihapur Ngushticën e Hormuzit përmes një koalicioni ndërkombëtar së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, por paralajmëroi se edhe pas rihapjes, situata nuk do të normalizohet menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit