Paralajmërimi i Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25% mbi makinat që importohen nga Bashkimi Evropian ka sjellë një reagim të ashpër nga Parlamenti Evropian.
Kryetari i Komitetit për Tregtinë Ndërkombëtare, Bernd Lange, e ka cilësuar këtë veprim si një “hap të papranueshëm”, duke theksuar se SHBA po shfaqet si një partner “i pabesueshëm” në marrëdhëniet tregtare mes dy palëve.
“Parlamenti Evropian vazhdon të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Skoci dhe po punon për finalizimin e legjislacionit përkatës. Ndërkohë, pala amerikane vijon të mos i përmbushë angazhimet e saj.” Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të ruajë “qartësinë dhe vendosmërinë” përballë këtyre zhvillimeve dhe kritikoi politikën tregtare të SHBA-së.









