-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani mohon sulmin ndaj Emirateve: S’kemi kryer asnjë veprim ushtarak!

Kryesoret

Ushtria e Iranit mohoi “kategorikisht” sonte se kishte nisur një sulm ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat më parë thanë se kishin aktivizuar sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore për të dytën ditë radhazi për të kapur raketa dhe dronë të lëshuar nga Teherani.

“Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk kanë kryer asnjë operacion, me raketa ose dronë, kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në ditët e fundit”, tha zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Khattam Al-Anbiya, sipas televizionit shtetëror.

“Nëse do të kishim ndërmarrë një veprim të tillë, do ta kishim njoftuar qartë. Prandaj, raporti i Ministrisë së Mbrojtjes së atij vendi mohohet kategorikisht dhe është plotësisht i pabazuar”, këmbënguli zëdhënësi./ Protothema

Sulmi e Iranit ndaj Emeritave Arabe/ Rama: Akt agresioni i pajustifikuar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit