E ndërsa mediat italiane flasin për një skenar shkarkimi në fund të edicionit, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare u shpreh për mediat pas humbjes me Atalantën se askush nga pronarët nuk i ka komunikuar diçka të tillë.
“Askush nuk më ka thënë asgjë. Tani është thelbësore të ruajmë qetësinë dhe të pranojmë kritikat, të cilat janë më se të justifikuara. Duhet të reagojmë menjëherë. Ndoshta do të na shërbente një analizë më e thellë duke u grumbulluar në një fazë tërheqjeje për disa ditë.
Duke parë ndeshjet e fundit, na ka munguar përqendrimi i duhur; nuk ka kuptim ta fshehim. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona, pasi tifozët me siguri meritojnë një ekip tjetër. E vetmja gjë e mirë, tani për tani, është se ende e kemi fatin në duart tona.
Duhet të analizojmë me kujdes atë që ndodhi dhe atë që ka ndodhur gjatë gjashtë apo shtatë javëve të fundit, në mënyrë që të riorganizohemi për të arritur objektivin e rëndësishëm: kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Kemi pasur dhjetë muaj pozitivë, ndaj nuk duhet t’i shpërdorojmë tani” tha ai.









