Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari) premtuan ndryshime rrënjësore në kuadër të procesit për integrimin në Bashkimin Europian.
“Shqipëria është e para në rajon në prokurimet publike. Natyrisht që Shqipëria nuk është një vend ku prokurimet zhvillohen në përsosmëri. Ne kemi një sërë problemesh por cfarë tregojnë këto rezultate vendosur nga institucionet që e vendosin në vendin e parë në rajon, tregon se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri nuk zhvillohet vetëm në frontin e drejtësisë por edhe me reformat modernizuese.
Nëse në listën e vendeve anëtare ka shumë vende që fillojnë nga 57% e zbresin deri në 38%, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia apo Gjermania. Vendi ynë është mbi këto, me shumë pak pra, 23.5%.
Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht dhe më tutje në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%.
Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE”, deklaroi Rama. Kreu i qeverisë tha se brenda këtij mandati do të bëhet i mundur një sistem i ri elektronik për prokurimet.
“Diella do të shënojë kapërcimin nga një epokë te një epokë tjetër të bërjes biznes, një përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim i Shqipërisë i gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve dhe mbi të gjitha vendeve në zhvillim, si i yni”, tha ai.









