-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai e harron në makinë, vajza 2-vjeçare ndërron jetë nga nxehtësia

Kryesoret

Një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën në Spanjë pas një incidenti tragjik, pasi mbeti e mbyllur për disa orë në makinën e babait të saj gjatë një dite me temperatura të larta.

Ngjarja ndodhi kur babai i fëmijës, pas lënies së fëmijës më të madh në shkollë, u shpërqendrua nga një telefonatë dhe nuk vuri re se vajza e vogël ishte ende në sediljen e pasme të automjetit. Kur nëna shkoi ta merrte në çerdhe, zbuloi mungesën e saj dhe njoftoi menjëherë emergjencën, por përpjekjet për të shpëtuar fëmijën nuk dhanë rezultat.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa ky rast i trishtë shërben si paralajmërim për prindërit mbi rreziqet e lënies së fëmijëve të vegjël në makina gjatë ditëve të nxehta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit