Një ngjarje është regjistruar në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga rrufeja gjatë qëndrimit në një zonë malore.
Sipas informacioneve, viktima është Syrja Karati, i cili ndodhej në malin Trebeshin, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin kur ndodhi incidenti.
Autoritetet lokale po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në zonën ku ka ndodhur tragjedia.
/5pyetjet.al









