Kryeministri i vendit Edi Rama këtë të premte me rastin e themelimit të 35 vjetorit të Partisë Socialiste ka zhvilluar takimin në Dibër.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Agron Malaj.
“Historia e PS nuk nis kur hyra unë me Ulsiun brenda saj, por ajo ka nisur më herët. Sot në 35 vite ajo ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme. PS ka marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. PS dhe lideri i saj historik Nano bombardoheshin nga 4 anët sikur ishte i lidhur me Serbinë. Kjo parti ka qenë ajo që ka mbështetur hapur UÇK, ndryshe nga ata që natën furnizonin me naftë makinerinë vrastare të Millosheviçit. PS dhe lidershipi është kritikuar edhe nga vetë militantët socialistë pse ka qenë i butë, ne kemi qëndruar edhe në errësirë, kur nuk kemi qenë të ashpër ndaj kundërshtarëve”, u shpreh Rama.









