Papa Leo XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe globale, duke kërkuar fundin e dhunës, konflikteve dhe padrejtësive që godasin njerëzit në mbarë botën.
Gjatë një lutjeje në Vatikan, Ati i Shenjtë theksoi se askush nuk duhet të detyrohet të largohet nga shtëpia për shkak të luftës apo pasigurisë.
“Paqja është e mundur edhe në këtë epokë tensioni dhe konflikti. Ajo bëhet realitet kur zgjedhim të dëgjojmë britmat e atyre që vuajnë – fëmijëve të pafajshëm, prindërve të dëshpëruar, të burgosurve të keqtrajtuar, refugjatëve dhe të gjithë njerëzve që kërkojnë vetëm një gjë: paqe”, tha Papa.
Në mesazhin e tij, Papa Leo XIV nënvizoi edhe përgjegjësinë individuale, duke theksuar se secili mund të japë kontributin e vet për një shoqëri më paqësore, si në jetën reale ashtu edhe në rrjetet sociale.









