Pas humbjes së Arsenalit ndaj PSG-së në finalen e Champions League, Chelsea nuk humbi kohë për të tallur rivalët e tyre londinezë.
Llogaria zyrtare e “Bluve” në rrjetet sociale publikoi një postim ku fton tifozët të vizitojnë muzeun e stadiumit “Stamford Bridge”, duke nxjerrë në pah trofetë e klubit dhe duke i kujtuar Arsenalit humbjen: “Ejani në shtëpinë e trofeve të Londrës.”
Postimi u përhap shpejt dhe u bë viral, duke theksuar dominimin e Chelsea-t në kryeqytetin anglez në kompeticionet europiane.









