-sidi education-spot_img
32.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshjet në Zvërnec/ Deputetët e PS: Dhunë e egër! T’u hiqet licensa banditëve!

Kryesoret

Deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Ardit Bido i qarkut të Vlorës, me anë të një video-postimi në rrjetet e tyre facebook kanë reagur lidhur me përplasjet dhe dhunën e ushtruar nga rojet e policisë private ndaj protestuesve në bregdetin e Zvërnecit, pasi këta të fundit kanë kundërshtuar ndërtimin e një megaprojekti luksoz e rezidencial nga kompania projektuese “Zvërnec South Adriatic Development”.

Postimi i Braçes

EDHE DHUNE, E EGER MADJE;
E PAPRANUESHME, E PATOLERUESHME!
SI E TILLE ESHTE KRIM!
1. E vleresoj vendimin e Drejtorit te Pergjithshem te POLICISE per te pezulluar drejtorin e POLICISE ne Vlore;
Por nuk mjafton!
Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te POLICISE, ne krah te POLICEVE, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga LIGJI!
Drejtori i POLICISE nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje FAKT PENAL, te rende madje;
PER KETE DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI!
2. Ne PLAZHIN E DAJLANIT ishte lajmeruar ne POLICI se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille POLICIA E SHTETIT, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. Drejtori i POLICISE dhe trupat ne territor, NUK KANE GARANTUAR GJE!
Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille.
PREZENCA E TYRE DHE AKTET E TYRE NDAJ PROTESTUESVE, MOSVEPRIMI I POLICISE NDAJ TYRE, CUAN KONFLIKTIN NE KONFRONTIM!
Pra, drejtori i POLICISE ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska.
E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe POLICIA eshte nje prej garanteve te saj.
* Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-PO KETA KU JANE?
Nderkohe, zinxhiri komandues i POLICISE ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.
Por nese me policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? Nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga SHTETI, a mund ta gezojne me kete privilegj? Dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!

Reagimi i Bidos

Koha t’u hiqet licensa banditëve që mendojnë se janë mbi ligjin!
Arrestimi i personit që ushtroi dhune ndaj protestuesve në Zvërnec është për t’u përshëndetur. Po aq për t’u përshëndetur është edhe vendimi për të hetuar të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Vlorë. Shteti serioz nuk mbulon askënd, as privatin, as veten.
Tani hetimi duhet të shkojë deri në fund. Dhe kur të konfirmohet ajo që pamjet tregojnë qartë, pra se kompania e sigurisë ka tejkaluar kompetencat dhe ka ushtruar forcë në kundërshtim me ligjin, duhet të merren masat më të forta që parashikon ligji, deri në heqjen e licencës.
Në Shqipëri nuk mund të privatizohet forca. Shteti ka vetëm një autoritet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit