-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dubai ‘paketon’ 6 kriminelë për në Shqipëri

Kryesoret

Gjashtë persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, dhe u arrestuan në fund të muajit maj nga autoritetet në Dubai, pritet të ekstradohen sot drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për mediat, bëri me dije këtë të premte se disa prej tyre dyshohen për krime që lidhen me drogën, njëri për veprën e pastrimit të parave, ndërsa një tjetër për mashtrim kompjuterik.

Personat që ekstradohen sot:

-K. Q. alias J. H. alias J. Q., 44 vjeç; Sh. K., 44 vjeç; A. P. alias Sh. P., 38 vjeç dhe D. P. alias E. S. alias D. B. alias F. P., 39 vjeç, të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-I. L. alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarive kriminale/veprës penale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit