Policia njofton se është arrestuar biznesmeni Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.
Pepa dyshohet si pjesë e një grupi kriminal që u godit pak kohë më parë nga SPAK, në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme, organizata kriminale ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane.









