Gjatë vizitës së tij në Ishujt Kanarie të Spanjës, Papa Leo u ndal te çështja e emigracionit, duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të tregojnë më shumë humanizëm ndaj personave që kalojnë kufij në kërkim të një jete më të mirë.
Ai theksoi se dinjiteti njerëzor është i njëjtë për të gjithë, pavarësisht prejardhjes apo dokumenteve.
“Dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë dhe nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi. Nuk mund të mësohemi të numërojmë të vdekurit. Para se t’ju them diçka tjetër, dua të përkulem para dinjitetit tuaj. Ju nuk jeni vetëm numra apo dosje, por njerëz që keni lënë pas familje dhe shtëpi dhe keni ëndrra që askush nuk ka të drejtë t’i përçmojë,” u shpreh Papa Leo.









