Media prestigjeoze britanike The Guardian i ka bërë jehonë protestës mbarëkombëtare e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë, me thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve jo e tradhtarëve, Rama jepe dorëheqjen”.
Në faqen e saj të parë britanikja vendos foton nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me një pamje mahnitëse të cilët protestuesit kërkojnë largimin pa kushte të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Në protestën kundër qeverisë mijëra qytetarë kanë dalë në shesh me thirrjet e tyre patriotike, duke u shprehur se nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e Ramës.









