Mijëra qytetarë pasi kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë kanë nisur marshin e tyre nëpër rrugët e Tiranës me thirrjet kundër Ramës.
“Rama në burg, Belinda në burg”, “Rama në burg, berisha në burg, nesër më shumë, Edi Rama ka mbaru”, thirrin në kor qytetarët.
“Nesër vjen gjithë Diaspora. Nesër akoma më shumë. Presim vëllezërit tanë nga Diaspora. 3 avionë nesër do të vijnë vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Krah për krah do ta rrëzojmë këtë kryeministër”, u shpreh një protestues.
‘Rama jepe dorëheqjen’/ Avokati-protestuesve: Mos u dorëzoni, fitoren e keni afër!









