Teksa po mbahej tubimi para Kryeministrisë një grup mbështetësish të PS pas përfundimit të mitingut kanë kaluar afër tubimit duke provokuar protestuesit paqësorë, situatë e cila ka shkaktuar konflikt fizik mes tyre.
Është dashur menjëherë ndërhyrja e policisë për të qetësuar ngjarjen.
Ndërkohë një protestues tha: Ça nuk thanë. Ju do humbni, ne jemi e ardhmja. Erdhën më vrap që andej. Ishin pak veta. Ishin rreth 30-40 veta. Ne ishim këtu. Një polic vrapoi. Policët rrinë atje kot.
Mijëra protestues edhe sot me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kundër projektit në Zvërnec.











