Në protestën e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, një protestues ka mbajtur një deklaratë ironike për situatën në vend, duke e krahasuar tubimin me një “botëror në shesh”, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë thirrjet për dorëheqjen e tij.
“Botërori po zhvillohet në shesh dhe kombëtarja jonë përfaqësuese më të mirë nuk ka pasur. Po këngën e botërorit e keni dëgjuar; ‘Rama jep dorëheqjen’”, është shprehur protestuesi përpara Kryeministrisë.









