Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur i fëmijëve (pediatër) Edi Tushe.
Lajmin e hidhur e ka ndarë në rrjetet sociale klinika e tij, ku përmes një mesazhi emocionues dr. Edi Tushe kujtohet jo vetëm si profesionist, por edhe si një njeri i rrallë.
Për dekada me radhë, doktor Edi Tushe ka qenë pranë brezave të tërë të fëmijëve dhe prindërve, duke u bërë një emër i dashur dhe i besuar për kujdesin ndaj të porsalindurve.
Me profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tij, ai fitoi respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e mijëra familjeve.
Ndërkohë varrimi bëhet sot ora 16:00.









