Edhe këtë të martë në orën 18:00, qytetarët do të mblidhen sërish në protestë në ditën e 17 të saj, duke kërkuar largimin pakompromis të Kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalimet nga protestuesit kundra qeverisë.
Edhe ditën e djeshme mijëra qytetarë të ardhur edhe nga diaspora kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës.
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike dhe ekonomike në vend.









