-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedimet me Iranin, Vance: Ne bëmë pikërisht atë që donim të bënim

Kryesoret

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit me Iranin kanë shënuar përparim dhe kanë prodhuar rezultate konkrete për palën amerikane.

“Dita e djeshme ishte shumë e mirë. Ne bëmë pikërisht atë që donim të bënim”, u shpreh Vance nga Zvicra, ku po zhvillohen negociatat. Ai shtoi se një nga pikat më të rëndësishme të arritura është dakordësia e Iranit për të lejuar hyrjen e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), një hap që SHBA e konsideron të rëndësishëm për mbikëqyrjen e programit bërthamor iranian.

Sipas tij, janë arritur katër objektiva kryesore gjatë diskutimeve, ndërsa procesi i negociatave vijon me synimin për uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje për çështjen bërthamore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit