Mijëra qytetarë nga vendi dhe diaspora u grumbulluan dhe sot në ditën e 24 të protestave masive kundër qeverisë Rama.
Ndërkohë nga podiumi ka marrë fjalën një emigrant që jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, duke i çuar mesazh Kryeministrit Edi Rama se teksa ka ardhur në Shqipëri është përballur me gjobat e qeverisë.
“Edi Rama jam përballur me gjobat e tua. Ti e di kush të ka votuar? Ti ke vrarë demokracinë. Ti sille si pronar në këtë shtet,, ti nuk jen pronar i jetës sime, i shqiptarëve. Jam përballur me gjobat e tua por kjo nuk është personale. Në 81 vite që nga 1945 në këtë Shqipëri, asnjë shtet në Europë nuk ka pasur 4 vetë. 45 vjet Enver Hoxha, 36 Sali Berisha, 28 vjet po bën ti. Çfarë kërkon më nga ne? Ke shitur ke plaçkitur në këtë shesh u rendit fjala se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. E ke mbushur parlamentin, me injorantë dhe kriminelë. Më thoni një vend që në 80 ka pasur 4 veta. Duam ndryshim”, tha emigranti.
Ndërsa një protestues tjetër ka hedhur akuza edhe mbi Avokatin e Popullit duke u shprehur se nuk ka reaguar fare për protestën, sipas tij është vegël e Berishës dhe Ramës dhe jo në anën e sovranit.
Protestuesi para Kryeministrisë: Më 4 korrik diaspora zbarkon këtu që kërkesat të realizohen!









