Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Becin sot nuk është paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ndërsa është përfaqësuar përmes avokatit të tij Ervin Metalla.
Ndërsa bëhet me dije se pas kërkesës së prokurorisë, për shkak të mungesës së mbrojtjes së të pandehurve, gjykata shtyu seancën.
Ndër të tjera GJKKO paralajmëroi të mos ketë mungesa të paarsyetuara.
Seanca e radhës është caktuar më 2 korrik, ora 15:00.









