Ditën e sotme reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë zonën juglindore të vendit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
Si pasojë e motit të keq, është regjistruar një rrëshqitje dherash në aksin rrugor Maliq–Gramsh, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve në këtë segment.
Mjetet e Bashkisë Maliq dhe firma nënkontraktore po punon për pastrimin e materialeve të rëna dhe hapjen sa më të shpejtë të rrugës.
Ndër të tjera auturoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga reshjet intensive.









