Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që, sipas tij, këto zhvillime mund të kenë për Shqipërinë.
“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore. Asnjë investitor nuk rrezikon kapitalin e tij aty ku ka pasiguri”, deklaroi kreu i BDI-së.
Ahmeti theksoi se nuk po mbron figura politike të caktuara, por interesin e Shqipërisë, duke shtuar se stabiliteti dhe zhvillimi i saj janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.









