-sidi education-spot_img
23.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Ali, je i korruptuar! Merru me shqipen në Maqedoni, lëri protestat në Tiranë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Ali Ahmeti tha se protestat po demtojne turizmin ne Shqiperi.

“Mos të dhimbset Shqipëria për shkak të protestës, i nderuar Ali Ahmeti. Shqipërisë nuk i kanoset asnjë rrezik; përkundrazi, këto ditë ka qenë më e sigurt se kurrë, sepse rinia e saj është ngritur kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin!

Bën mirë të të dhimbset rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që këto ditë proteston për një të drejtë kushtetuese – njohjen e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës. Një të drejtë që nuk ua keni siguruar ju politikanët shqiptarë atje, edhe pse për vite të tëra keni qenë në pushtet, madje me numra që diktonin edhe qeverisjen.

Por kjo protestë e këtyre ditëve nga rinia shqiptare, këtej e andej kufirit, na ka mësuar një gjë: Politikanët e korruptuar shqiptarë, këtej e andej kufirit, janë të gjithë bashkë në mbrojtje të korrupsionit dhe të pushtetit të pakufishëm, dhe në mbrojtje të modelit të qeverisjes për përfitime personale dhe jo mbrojtjes së interesit publik! Shkurt quhet: solidaritet mes të korruptuarve” shkruan ai.

Ali Ahmeti krah Ramës: Protestat po godasin turizmin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit