Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, sot pas miratimit të vendimeve dhe mbledhjes së qeverisë ka folur për mediat për turizmin dhe protestat e fundit antiqeveritare.
Fjala e Gonxha
Ne kemi qenë dhe jemi të ndjeshëm dhe mundohemi të jemi proporcional dhe profesional me reagimet. Ne jemi të qartë se ujku mjegull do dhe kjo duhet shfrytëzuar. Ne e dimë se vendi nuk mund të ngelet mes katër rrugëve. Kjo çështje nuk përputhet me realitetin. Ne do të respektojmë vullnetin e të gjithë qytetarëve. Nuk ka asnjë mundësi të kemi një Shqipëriu prefekte për një kohë kaq të shkurtër, ne kemi kaluar shumë sfida që nga tërmeti dhe pandemia. Ndonjëheri edhe niveli i lartë i pritshmërive nuk përputhet me realitetin, pra edhe këtë e kuptojmë shumë mirë.









