Situata në Lindjen e Mesme është tensionuar sërish, pasi SHBA dhe Irani kanë shkëmbyer sulme të reja në zonën e Ngushticës së Hormuzit.
Forcat amerikane goditën objektiva ushtarake iraniane, përfshirë sisteme komunikimi, mbrojtje ajrore dhe depo dronësh, duke deklaruar se veprimi ishte përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në rajon.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se ka sulmuar baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt me raketa dhe dronë, si hakmarrje për sulmet e SHBA-së. Autoritetet e të dy vendeve thanë se sulmi u zmbraps, ndërsa nuk ka raportime për viktima.
Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) deklaroi se forcat amerikane mbeten në gatishmëri të plotë dhe janë të përgatitura t’i përgjigjen çdo kërcënimi të mëtejshëm, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të mbeten të larta.









