-sidi education-spot_img
30.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për Banjat e Bënjës, Rama nxjerr pamjet: Ejani çdo fundjavë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për Banjat Termale të Bënjës, duke publikuar pamje të reja nga zona dhe duke hedhur poshtë pretendimet se ato janë shkatërruar apo betonizuar.

“Banjat e Bënjës mbrëmë, me energjinë e festës që ndezi këtë oaz natyre e turizmi, ku deri dje ankoheshim, me të drejtë, se s’kishe ku të ecje e as ku të uleshe. Sot festa vazhdon, prandaj ejani në Bënjë dhe ejani në Përmet çdo fundjavë, sepse çdo fundjavë do t’ju lindë dëshira të ktheheni sërish”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, Rama i cilësoi si të manipuluara raportimet që pretendonin se Banjat Termale të Bënjës janë dëmtuar apo betonizuar. Sipas tij, bëhet fjalë për një fushatë dezinformimi që synon të krijojë alarm publik, ndërsa në terren po zbatohet një projekt publik rigjenerimi për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit