-sidi education-spot_img
28 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrufeja godet shatërvanin e UNESCO-s në Poloni, dëmtohet rëndë monumenti historik

Kryesoret

Një rrufe ka goditur shatërvanin e Wrocławit në Poloni, një nga atraksionet më të vizituara turistike të qytetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin e ndriçimit dhe pajisjet elektronike.

Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e goditjes. Në atë kohë në zonë ndodheshin edhe vizitorë, përfshirë fëmijë, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas administratorëve të objektit, shkarkimi elektrik ka dëmtuar rëndë pjesë të sistemit të shatërvanit, duke bërë të domosdoshëm zëvendësimin e shumë komponentëve. Riparimet pritet të zgjasin disa javë për shkak të kompleksitetit të instalimeve.

Shatërvani ndodhet pranë Sallës së Shekujve (Hala Stulecia), monument i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe i njohur për shfaqjet me ujë, dritë dhe muzikë që tërheqin mijëra vizitorë çdo vit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shfaqjet speciale janë pezulluar deri në përfundimin e riparimeve, ndërsa shfaqjet e zakonshme do të vijojnë me një program të kufizuar. Po ashtu, është bërë thirrje për respektimin e rregullave të sigurisë në zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit